Vdekja e Dalibor Dragijeviç në komisariat dhe vrasja e 2-vjeçares, arrestohen 8 policë në Serbi

Nga Xhevahir Qardaku
6 Nëntor 2026, 11:37 | Ballkani

Vdekja e Dalibor Dragijeviç në komisariat dhe vrasja e

Tetë efektivë të Drejtorisë së Policisë Kriminale në Serbi janë arrestuar në kuadër të hetimeve për vdekjen e Dalibor Dragijeviç, vëllait të njërit prej të dyshuarve për vrasjen e dyvjeçares Danka Iliç. Sipas mediave në Beograd, arrestimet janë kryer me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Nish, ndërsa priten edhe ndalime të tjera në lidhje me këtë çështje.

Dalibori u arrestua në prill të vitit 2024, nën dyshimin se kishte ndihmuar vëllain e tij, Dejan Dragijeviç, për të zhvendosur trupin e vogëlushes, e cila u zhduk në mars të po atij viti.

Ministria e Brendshme serbe deklaroi në atë kohë se Dalibori kishte vdekur nga shkaqe natyrore në ambientet e policisë, por autopsia zbuloi dëmtime të rënda në trup, përfshirë brinjë të thyera, hematoma dhe plagë të shkaktuara nga dhuna fizike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos