E mbyll përfundimisht me Kombëtaren në moshën 34-vjeçare, Maran e konfirmon në konferencën për shtyp

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2026, 12:19 | Futboll

E mbyll përfundimisht me Kombëtaren në moshën

Ivan Balliu e ka mbyllur përfundimisht me Kombëtaren shqiptare. Lajmin e ka konfirmuar trajneri Rolando Maran në konferencën për shtyp ku prezantoi listën e të grumbulluarve për ndeshjet e nëntorit të Nations League.

Maran e kishte zbuluar që para debutimit të tij se Balliu po mendonte tërheqjen. Mbrojtësi i Rayo Vallecano u ftua edhe për katër sfidat e shtatorit dhe tetorit, por nuk iu bashkua skuadrës, shkruan A2.

Ivan Balliu debutoi 9 vite më parë me fanellën kuqezi. 34-vjeçari largohet me 24 ndeshje të luajtura, ku  aktivizua edhe në Europianin e vitit 2024. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos