Vuçiç kërcënon me luftë: Nuk jam Trump apo Putin, kam frikë

Nga A2 CNN
13 Mars 2026, 10:54 | Ballkani

Vuçiç kërcënon me luftë: Nuk jam Trump apo Putin,

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, konfirmon blerjen e raketave hipersonike kineze për avionët luftarakë.

“Ato peshojnë deri në 950 kilogramë dhe kanë një rreze veprimi deri në 400 kilometra”, tha Vuçiç.

Në një intervistë për televizionin publik të vendit të tij, ai theksoi se këto armatime po sillen në Beograd kundër aleancës ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, shkruan A2.

“Ajo aleancë ushtarake është e drejtuar drejtpërdrejt kundër Serbisë, nuk ka asnjë arsye tjetër pse u bë ajo aleancë ushtarake”, tha Vuçiç, pavarësisht se konfirmoi deklaratën e kryeministrit të Kroacisë, se aleanca nuk ishte kundër askujt.

“Unë nuk jam Donald Trump, Vladimir Putin, presidentë të mëdhenj që zgjidhin gjithçka me lehtësi. Nuk ka gjëra të lehta për mua dhe sigurisht që kam frikë. Unë jam një president që dëshiron që trashëgimia e tij të jetë paqja, jo lufta dhe konflikti”, shtoi presidenti serb.

Ndërkohë, kryeministri kroat ka njoftuar NATO-n lidhur me këtë armë të fuqishme që ka marrë Serbia nga Kina.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos