Shtetet e Bashkuara e kanë shtyrë për dy muaj hyrjen në fuqi të sanksioneve amerikane ndaj Industrisë Serbe të Naftës. Lajmi është bërë i ditur nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Sanksionet duhej të hynin në fuqi më 28 prill, por janë shtyrë deri më 27 qershor, tha Vuçiç në Instagram.
Shtetet e Bashkuara e vendosën industrinë serbe të naftës në listën e sanksioneve më 10 janar për shkak të pjesëmarrjes në pronësi të kompanisë ruse, Gazprom, me qëllim të parandalimit të Rusisë që të përdorë të ardhurat nga sektori energjetik për luftën në Ukrainë.
Kompania që merret me kërkimin, prodhimin dhe përpunimin e naftës dhe gazit natyror zotëron më shumë se 400 stacione karburanti në Serbi dhe në vendet e rajonit – Bosnjë e Hercegovinë, Rumani dhe Bullgari. (A2 Televizion)