Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u tregua e ashpër ndaj Bashkimit Europian gjatë pjesëmarrjes në samitin e komitetit politik europian në Tirane. Teksa kërkoi heqjen e masave ndëshkuese ndaj vendit të saj, Osmani akuzoi bllokun se nuk po vlerëson reformat e Kosovës, dhe se po i hap derën atyre që shkojnë te Putini në Moskë.
Ndërkohë, Vuçiç tha për gazetarët në Tiranë se pret sulme nga liderët europianë lidhur me vizitën e tij në Rusi, por se ka shpresë për zgjerimin e shpresës për të ardhmen europiane, shkruan A2 CNN.
“Mbrëmë patëm një takim shumë të rëndësishëm. Besoj se ka një shans që ne të bëjmë gjëra të caktuara dhe të rizgjojmë shpresën në një të ardhme Europiane në Serbi. Nuk do të jetë e lehtë për ne për shkak të udhëtimit në Moskë dhe pres patjetër sulme. Do të përpiqem ta marrë përsipër vet, pa paguar Serbia ndonjë çmim për këtë, por nuk është një situatë e thjeshtë. Gjithsesi deri në fund të vitit besoj se mund të bëjmë shumë për të përparuar në rrugën tonë europiane”, tha Vuçiç në Tiranë. (A2 Televizion)