
Ish-presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka paralajmëruar se, në rast të një përpjekjeje për arrestimin e tij, një milion njerëz do të dilnin në rrugë. Gjatë një interviste për televizionin Pink mëngjesin e sotëm, kryetari i Partisë Progresive Serbe (SNS), tha se nuk po ndërmerrej asnjë procedurë kundër tij dhe se ai nuk ka ndërmend të tërhiqet, por do të hyjë në grevë urie.
“E çfarë do të bëni atëherë me një milion njerëz në rrugë, në sekondën kur kjo të ndodhte? Unë nuk jam Marinika (Tepiq) dhe Boshko (Obradoviq), që të bëj shaka duke ngrënë ëmbëlsira në mbrëmje dhe fruta gjatë ditës. Nuk kam asnjë problem. Ata menduan se do të ikja, se do të tërhiqesha. Nuk është as e lehtë dhe as e thjeshtë. Unë jam një makth për ta dhe në burg. Presidenti nuk nënshkruan asgjë që lidhet me paratë, për të cilën do të më arrestojnë”, tha Vuçiç.
Duke folur për Listën Studentore, e cila ka shumicën në Kuvendin e Serbisë, Vuçiç tha se “për ta e vetmja gjë e rëndësishme është se si t’i bëjnë keq dikujt që e urrejnë”.
“Ata nuk janë të interesuar për problemet, vetëm për vazhdimin e persekutimit. Ka kaluar një muaj që kur morën pushtetin absolut. Ata sundojnë mbi rrugë, ata sundojnë mbi krahun e armatosur, që është klani i shtrigave. Meqenëse nuk kam kujt t'i raportoj, policia është inekzistente, gjatë ditës së djeshme mora kërcënime me vdekje nga ai klan”, theksoi Vuçiç. (A2 Televizion)