Për takimin e shumëkërkuar me Presidentin amerikan Donald Trump, Presidenti Aleksandër Vuçiç duket se është përgatitur mirë.
Teksa gjendet në një vizitë në SHBA, në pritje të një bisede me kreun e Shtëpisë së Bardhë, Vuçiç tha se ishte konsultuar me udhëheqës botërore se si t’i afrohej Trumpit, shkruan A2.
Ai pohon se kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe ai hungarez, Victor Orban e kishin ndihmuar në këtë aspekt: “Këta njerëz kanë shumë më tepër përvojë në bisedat me Trumpin. E kam parë tri herë në jetën time; kam folur dy herë me të. Më thanë se është gjithmonë më mirë të flasësh me të në Mar-a-Lago sesa në Uashington. Kudo që flas me të, ai është Presidenti i Amerikës dhe ajo që është e rëndësishme për mua është se cilat tema do të ngre dhe çfarë do të jem në gjendje të bëj”.
Më herët, Vuçiç ka thënë se do të kërkojë bekimin e Trumpit për të vizituar Putinin në Moskë më 9 maj, dhe se do të trajtojë gjithashtu çështjen e Kosovës. Ai shtoi se shumë njerëz nga e gjithë bota do të donin të ishin në vendin e tij. (A2 Televizion)