Vuçiç takon Sarrazin, ankohet për sigurinë e serbëve dhe Asociacionin

Nga Rosalba Bejdo
14 Qershor 2024, 20:23 | Ballkani

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i është ankuar të dërguarit të posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, për problemet me Kosovën, gjatë një bisede të zhvilluar me të ditën e premte.

Vuçiç bëri të ditur në rrjetet sociale, se në fokus të takimit kishte qenë dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, si dhe situata në rajon.

Sipas presidentit serb ai dhe Sarrazin kishin pasur një bisedë të hapur dhe të drejtpërdrejtë për "marrëveshjet e pazbatuara" nga dialogu, "në radhë të parë, ato që kanë të bëjnë me sigurinë e serbëve në Kosovë, posaçërisht themelimin e Asociacionit me shumicë serbe”.

Përsërita se Gjermania dhe komuniteti ndërkombëtar në Serbi kanë një partner të besueshëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, forcimin e bashkëpunimit dhe prosperitetit rajonal. Por, mbrojtja e interesave kombëtare të shtetit dhe popullit serb do të jetë gjithmonë prioriteti ynë”, ishin fjalët e Vuçiç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos