Zgjedhjet në Kroaci, deputetja shqiptare Ermina Lekaj-Përlaska kërkon mandat të ri

Nga A2 CNN
17 Prill 2024, 14:44 | Ballkani

Kroatët votojnë sot për zgjedhjet parlamentare. Sondazhet flasin për një luhatje të partisë në pushtet, konservatorët e Bashkimit Demokrat Kroat, të kryeministrit Andrej Plankoviç.

Popullariteti i Plankoviç, sipas analistëve është në pikëpyetje si pasojë e skandaleve të korrupsionit dhe nepotizmit.

Bashkimi Demokratik Kroat shpreson të përdorë mbështetjen që ka për pranimin e Kroacisë në Bashkimin Evropian, futjen e euros dhe një bum turistësh që vizitojnë vijën bregdetare të Adriatikut.

Koalicion i udhëhequr nga SDP e Presidentit Zoran Milanoviç, parashikohet të dalë i dyti në sondazh me 41 vende.

Për shqiptarët ka interes kandidatura e deputetes me origjinë shqiptare, Ermina Lekaj-Përlaska. Ajo rikandidon për komunitetin shqiptar në parlamentin kroat.

Përlaskaj gjatë fushatës elektorale u ka kërkuar votuesve shqiptarë ta mbështesin edhe në këto zgjedhje, duke e lejuar të vijojë përpjekjet për të shërbyer si urë lidhëse mes shqiptarëve kudo që ndodhen.

Përlaska shpreson të marrë vota nga punonjësit sezonal shqiptar në Kroaci. Me origjinë nga Kosova, Emina Lekaj Përlaskaj ka mbajtur postin e deputetes në parlamentin kroat që prej vitit 2016. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos