Prej ditësh qindra forca zjarrfikëse në Serbi po përballen me flakët përbindëshe të zjarrit, në pyjet e rezervatit natyrore të rërave Deliblato, teksa presin edhe mbërritjen e ndihmës nga Bashkimi Europian.
Të premten e 21 gushtit, Serbia aktivizioi mekanizmin e mbrojtjes civile të BE, pas përpjekjeve prej një jave për ti vënë zjarret nën kontroll, përqark pyllit, 80 km larg kryeqytetit Beograd, sikurse edhe mevatrat e tjera në jug-perëndim të vendit.
Ndihma europiane përfshin 4 helikopterë black houk nga Rumania, Sllovakia dhe republika ceke, 55 forca zjarrfikëse dhe 24 mjete nga Gjermania, 69 zjarrfikëse e 15 mjete nga Rumania gjithashtu. Për zjarrfikëset serbe, prioritet ka jeta njerëzore por edhe mbrojtja e mjedisit. (A2 Televizion)