Tërmet 7.1 ballë Rihter në Filipine, nuk ka alarm për cunami

Nga A2 CNN
11 Korrik 2024, 07:26 | Bota

Tërmet 7.1 ballë Rihter në Filipine, nuk ka alarm për cunami

Një tërmet me magnitudë 7.1 ka goditur brigjet e Filipineve mëngjesin e së enjte.

Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, epiqendra e lëkundjeve ishte 148 kilometra në juglindje të qytetit të Zamboanga, në Mindanao perëndimore, ku jetojnë rreth 460 mijë njerëz.

Për momentin, nuk janë raportuar dëme apo viktima dhe nuk është lëshuar paralajmërim për cunami.

Tërmeti i fortë është ndjerë dhe në shumë zona pranë Filipineve, teksa paslëkundje po të forta janë regjistruar në orët në vijim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos