Tërmet 7.5 Rihter në oqeanin Atlantik, alarm për tsunami

Nga A2 CNN
22 Gusht 2025, 09:04 | Bota

Tërmet 7.5 Rihter në oqeanin Atlantik, alarm për tsunami

Një tërmet me magnitudë 7.5 ballë Rihter është regjistruar të enjten në mbrëmje në Oqeanin Atlantik.

Lëkundjet kanë qenë shumë të forta dhe raportohet se janë ndjerë në Argjentinë dhe Kili. 

Epiqendra e tërmetit sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, është regjistruar afërsisht 710 kilometra në juglindje të Ushuaia-s, në Grykën Drake.

Pas tërmetit, autoritetet në Kili lëshuan një paralajmërim për cunami. Zona është e izoluar dhe nuk ka raportime për dëme apo viktima. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos