Shtatë persona humbën jetën dhe nëntë të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një kabllo tension u këput në një urë në ndërtim e sipër në Kinën veriperëndimore.
Aksidenti ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit në Urën Hekurudhore Sichuan-Qinghai mbi Lumin e Verdhë në Qinghai, ku ishin të stacionuar 15 punëtorë dhe një menaxher projekti.
Ura më e gjatë në botë me hark çeliku të vazhdueshëm me dy shina, është gjithashtu e para e këtij lloji në Kinë përtej Lumit të Verdhë. (A2 Televizion)