Inteligjenca amerikan ndal ndarjen e informacionit për bisedimet Rusi-Ukrainë

Nga A2 CNN
22 Gusht 2025, 08:37 | Bota

Inteligjenca amerikan ndal ndarjen e informacionit për bisedimet

Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare në Administratën Trump, Tulsi Gabbard, ka urdhëruar komunitetin e inteligjencës amerikane të ndalojë ndarjen e informacionit në lidhje me bisedimet e vazhdueshme të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës me të ashtuquajturat vende "Pesë Sytë", raporton CBS Neës.

Burime të inteligjencës amerikane i thanë agjencisë se Gabbard nënshkroi një direktivë që ndalon ndarjen e informacionit me aleancën, e cila përfshin Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, Mbretërinë e Bashkuar, Australinë dhe Zelandën e Re.

Ndërkohë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha dje se ishte i gatshëm të shqyrtonte një takim me homologun e tij rus Vladimir Putin, por vetëm pasi aleatët e Kievit të binin dakord për garanci sigurie për të parandaluar sulme të ardhshme ruse sapo të mbarojnë luftimet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos