Një tërmet me magnitudë 5.0 goditi Tajvanin verilindor këtë mëngjes. Sipas vlerësimeve të Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, tërmeti ndodhi në një thellësi prej afro 70 kilometrash në qarkun Yilan, pranë kryeqytetit Taipei, ku lëkundjet u ndjenë qartë.
Sipas mediave lokale, aktualisht nuk ka raportime të konsiderueshme për dëme në njerëz apo sende.
Tërmeti i fundit i madh në Tajvan, një zonë shumë sizmike, ndodhi në prill të vitit 2024, kur ishulli u godit nga një tërmet me magnitudë 7.4 ballë, i klasifikuar si më i forti në 25 vitet e fundit. Të paktën 17 persona u vranë nga rrëshqitjet e dheut dhe dëmtimet e rënda të ndërtesave përreth Hualien. (A2 Televizion)