Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë është ndjerë në qytetet Isfahan, Teheran dhe Qom në Iran, në orët e para të mëngjesit.
Agjencia e lajmeve Mehr raportoi se epiqendra ishte në Zavareh dhe tërmeti ra 10 kilometra nën sipërfaqe.
Aktualisht nuk raportohet për të lënduar, teksa shumë banorë kanë qëndruar jashtë nga frika e paslëkundjeve. (A2 Televizion)