Tërmet me magnitudë 5.1 godet Greqinë qendrore, panik në Boeoti

Nga A2 CNN
27 Maj 2025, 08:07 | Bota

Tërmet me magnitudë 5.1 godet Greqinë qendrore, panik në

Një tërmet me magnitudë 5.1 sipas shkallës Rihter është regjistruar në orën 03:06 të mëngjesit në rajonin e Boeotisë, në Greqinë qendrore. Lajmi u konfirmua nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë si dhe nga Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.

Sipas të dhënave zyrtare, tërmeti kishte një thellësi prej 17 kilometrash, ndërsa epiqendra është lokalizuar pranë zonës së Antikyrës, një qytet i vogël bregdetar në veri të Gjirit të Korinthit.

Deri më tani nuk raportohen viktima apo dëme të mëdha materiale, por lëkundjet janë ndjerë ndjeshëm në qytetet përreth, duke shkaktuar panik te banorët, shumë prej të cilëve dolën në rrugë. Autoritetet lokale po monitorojnë situatën dhe kanë vënë në gatishmëri shërbimet emergjente në rast të pasgoditjeve të mundshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos