1 milion dollarë për ëndrrën amerikane, Trump prezanton “kartën e artë” për emigrimin në SHBA

Nga Xhevahir Qardaku
11 Dhjetor 2025, 16:41 | Bota

Presidenti Donald Trump ka nisur një skemë që ofron viza të përshpejtuara amerikane për të huajt e pasur që mund të paguajnë të paktën 1 milion dollarë.

Karta do t'u japë blerësve një “rrugë të drejtpërdrejtë drejt Shtetësisë për të gjithë njerëzit e kualifikuar dhe të verifikuar. SHUMË EMOCIONUESE! Kompanitë tona të Mëdha Amerikane më në fund mund ta ruajnë talentin e tyre të paçmuar”, shkruajti Trump në mediat sociale.

Karta Trump Gold, e cila u njoftua për herë të parë në fillim të këtij viti, është një vizë amerikane që u jepet atyre që mund të demonstrojnë se do të ofrojnë një “përfitim të konsiderueshëm” për vendin, sipas faqes zyrtare të skemës.

Kjo vjen ndërsa Uashingtoni intensifikon masat e tij të rrepta ndaj emigracionit. Skema e Kartës së Artë premton rezidencë në SHBA në “kohë rekord”. Një version “platini” i kartës që ofron lehtësime të veçanta tatimore do të jetë gjithashtu i disponueshëm së shpejti për 5 milionë dollarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos