SPAK përfundoi hetimin ndaj 4 personave të akuzuar për rrëmbimin, vrasjen e më pas tentativën e zhdukjes së trupit të 23 vjecarit Renis Dobra.
Për ngjarjen e ndodhur më 8 korrik 2025 në Mat, SPAK ka dërguar në gjyq si të pandehur Petrit Hoxhën (Cakrajn) dhe vëllezërit Fation, Aleksandër dhe Kristi Bushgjokaj.
Sipas SPAK, të pandehurit kanë kryer veprime të koordinuara me qëllim rrëmbimin dhe mbajtjen peng të Dobrës. Prokuroria ka dokumentuar lëvizjet dhe veprimet e të dyshuarve përmes pamjeve filmike të kamerave të sigurisë dhe pajisjeve GPS të 2 mjeteve me qira të përdorur prej tyre.
Pasi i kanë bllokuar rrugën, ata kanë nxjerrë forcërisht viktimën nga makina e tij. Dobra dyshohet të ketë ndërruar jetë nga dhuna.
Më tej ata dyshohet se e kanë futur trupin në mjetin e tij dhe me qëllim fshehjen, zhdukjen dhe hodhën automjetin në drejtim të ujërave të liqenit të Ulzës. (A2 Televizion)