Deputeti i PD Klevis Balliu akuzoi SHISH-in se ka nxjerrë videot me përmbajtje erotike me qëllim që kryeministri Edi Rama të zhvendosë vëmendjen e opinionit publik nga çështjet e Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit.
I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Balliu tha se këto skema nuk funksionojnë, pasi nuk është kjo mënyra se si funksionon shteti.
“Nuk pi ujë se nxjerr ti disa video të dikujt në krevat edhe thua nuk do flasin për Vlorën dhe Ergysin! Nuk funksionon shteti kështu. Ky është mësuar me lojërat që bënte që në Bashkinë e Tiranës. Këta i nxorën videot. Këto janë të gjitha skena të njohura të shërbimeve. Kërkon të zhvendosë vëmendjen me çdo çmenduri të mundshme. Videot SHIK-u i ka nxjerrë, shteti i ka nxjerrë. Nuk ka tjetër, këtu është Rama. Këta nuk martohen dot. Vlora Hysenit i kam çuar letër të shkruar: Zonjë ke apo jo lidhje me Ergys Agasin?! E ke takuar apo jo. I kam çuar letër zyrtare dhe më ka kthyer përgjigje”, tha deputeti Balliu. (A2 Televizion)