Një vizitë e papritur e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në tarracën e një prej objekteve të Shtëpisë së Bardhë ka nxitur kureshtjen e shumë gazetarëve se çfarë po bënte ai aty.
Lideri amerikan, ndonëse në një largësi të konsiderueshme, iu është përgjigjur atyre me shaka se ishte duke vendosur një armë bërthamore.
Trump shoqërohej nga disa anëtarë të stafit, truprojat, dhe sipas disa burimeve mund të ketë në mendje disa ndryshime strukturore në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas mediave, në plan është ndërtimi i një salle vallëzimi që do të kushtojë plot 200 milionë dollarë.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, salla e re, me një sipërfaqe prej rreth 8,400 metrash katrorë, do të jetë në gjendje të akomodojë deri në 650 persona – tre herë më shumë se kapaciteti i Sallës Lindore, e cila deri më tani është hapësira më e madhe e ngjarjeve në kompleks.
Kjo është arsyeja pse vitet e fundit, ngjarjet në shkallë të gjerë, siç janë darkat shtetërore në nder të krerëve të shteteve, janë pritur në tenda të posaçme në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë.
(A2 Televizion)