110 mijë të vrarë e të plagosur në Gaza, Irani sekuestron anijen e lidhur me Izraelin

Nga A2 CNN
13 Prill 2024, 16:37 | Bota

110 mijë të vrarë e të plagosur në Gaza, Irani

Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori është rritur në 33,686, sipas vlerësimit të fundit të dhënë nga Ministria e Shëndetësisë, e drejtuar nga Hamasi.

76,309 civilë janë plagosur, teksa sipas ministrisë, vetëm në 24 orët e fundit, janë 52 persona persona të tjerë që kanë humbur jetën.

Ndërkohë, Irani deklaron se ka sekuestruar një anije të Izraelit në Ngushticën e Hormuzit, brenda së cilës ishin 25 persona.

Burime saktësojnë se ekuipazhi i anijes MSC Aries i sekuestruar nga rojet Pasdaran, që mbërritën me helikopterë në bord, përbëhet nga personel aziatik, kryesisht qytetarë filipinas. 

Përleshjet mes kolonëve dhe palestinezëve po intensifikohen në zona të ndryshme në Bregun Perëndimor pas zbulimit të trupit të adoleshentit izraelit Benyamin Ahimeier.

Kolonët hynë në qytetet Beitin dhe Duma, afër Ramallahut dhe dogjën automjete. Sipas agjencisë së lajmeve Wafa, në fshatin Al-Mughayir, jo shumë larg vendit ku djali u zhduk, gjashtë palestinezë u plagosën nga plumbat, një prej të cilëve rëndë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos