14 të vdekur nga shembja e një pallati në Egjipt

Nga A2 CNN
3 Korrik 2024, 09:11 | Bota

14 të vdekur nga shembja e një pallati në Egjipt

Të paktën 14 të vdekur dhe gjashtë të plagosur është bilanci nga shembja e një blloku apartamentesh në provincën e Assiut, në pjesën jugore të Egjiptit.

Ndërtesa trekatëshe u shemb të hënën në rrethana ende të pashpjegueshme dhe ekipet e shpëtimit kërkuan për njerëzit e bllokuar në rrënoja për më shumë se 24 orë.

Guvernatori i provincës, Essam Saad, ka vizituar vendin e tragjedisë dhe ka kërkuar nga agjencitë përkatëse që të bashkërendojnë përpjekjet e tyre për të paguar sa më shpejt dëmshpërblimet dhe për të mbështetur të lënduarit dhe familjet që kanë mbetur pa shtëpi.

Ai siguroi se do të ngrihet një komision i posaçëm për të hedhur dritë mbi shkaqet e shembjes.

Shtëpitë fqinje u kontrolluan për të vërtetuar sigurinë e tyre”, thuhet në njoftimin e zyrës së tij, në të cilin theksohet se disa objekte që u konstatuan se kishin pësuar dëme të konsiderueshme nga shembja e pallatit trekatësh janë evakuuar për arsye paraprake. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos