15-vjeçari vdes pasi konsumoi sushi, pronari i restorantit dënohet me 2.5 vite burg

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2025, 12:52 | Bota

15-vjeçari vdes pasi konsumoi sushi, pronari i restorantit dënohet

Gjykata e Napolit ka dënuar me 2 vite e 6 muaj burg pronarin e një restoranti sushi në zonën e Vomeros, ku sipas Prokurorisë ndodhi helmimi që çoi në vdekjen e Luca Piscopo, 15 vjeç, në dhjetor 2021.

Djali kishte konsumuar sushi me miqtë dhe më pas u sëmur nga salmoneloza, e cila dyshohet se shkaktoi miokarditin fatal. Ndërkohë, mjeku që e trajtoi adoleshentin u lirua nga akuzat, pasi gjykatësi vlerësoi se nuk kishte prova të mjaftueshme për përgjegjësi të drejtpërdrejtë.

Vendimi shkaktoi zemërim te familja dhe miqtë e Luca-s. Nëna e tij u shpreh e shkatërruar për absolvim të mjekut, duke theksuar se djali humbi mbi 10 kilogramë gjatë sëmundjes dhe se mjeku “as nuk u interesua për gjendjen e tij”.

Edhe miqtë e Luca-s kritikuan ashpër vendimin, duke thënë se “jeta e tij nuk mund të vlejë vetëm dy vjet e gjysmë burg”. Prokuroria kishte kërkuar dënime më të larta, si 3 vite për pronarin dhe 1 vit e 8 muaj për mjekun. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos