
Duhet të sigurohemi që Ukraina të jetë në pozicionin më të fortë të mundshëm, teksa bisedimet për paqen po vijojnë. kështu u shpreh sekretari i përgjithshëm i NATO, Mark Rutte në nisje të një takimi të ministrave të jashtëm të Aleancës ne Bruksel. Rute tha gjithashtu se ishte në kontakt të vazhdueshëm me sekretarin amerikan të shtetit Marko Rubio dhe ekipin e tij.
"Si mund të sigurohemi që Ukraina të mbetet sa më e fortë të jetë e mundur? Bisedimet e paqes janë duke vazhduar. Kjo është mirë. Por në të njëjtën kohë, duhet të sigurohemi që, ndërsa ato zhvillohen, dhe nuk jemi të sigurt se kur do të përfundojnë, Ukraina të jetë në pozicionin më të fortë të mundshëm për të vazhduar luftën, për t'u kundërpërgjigjur rusëve, por edhe në pozicionin më të fortë të mundshëm kur bisedimet e paqes të arrijnë vërtet në një pikë ku palët të ulen në tryezë. Është e rëndësishme që procesi i paqes të jetë aty. Shpresojmë se do të sjellë rezultate. Dhe nëse zgjat shumë, ose nuk po sjell rezultate, mënyra më e mirë për të ushtruar presion mbi rusët është duke bërë dy gjëra. E para është të sigurohemi që rusët të kuptojnë se fluksi i armëve në Ukrainë do të vazhdojë. Kjo është pikërisht ajo që po ndodh sot, falë SHBA-së dhe evropianëve. Shtetet e Bashkuara po dërgojnë pajisjet thelbësore në Ukrainë, të paguara nga Kanadaja dhe aleatët evropianë, por edhe Evropa dhe Kanadaja po bëjnë shumë në mënyrë bilaterale. Dhe së dyti, duke u siguruar që sanksionet ekonomike të jenë efektive. Kjo është gjithashtu pikërisht ajo që po ndodh”. (A2 Televizion)