17-vjeçari i merr jetën prindërve, pasi nuk i dhanë para për të vrarë Donald Trump

Nga A2 CNN
14 Prill 2025, 18:54 | Bota

17-vjeçari i merr jetën prindërve, pasi nuk i dhanë para

Nikita Casap, një 17-vjeçar amerikan, i cili akuzohet për vrasjen e nënës dhe njerkut të tij, dyshohet se ishte përfshirë në një komplot për të rrëzuar qeverinë amerikane.

Në telefonin e adoleshentit kishte materiale të lidhura me një grup neo-nazist dhe sipas FBI-së i riu vrau prindërit e tij sepse ata nuk i dhanë para për të vrarë Donald Trump.

Sipas asaj që u zbulua nga FBI dhe u raportua nga mediat amerikane, Nikita Casap nga Wisconsin, veproi si pjesë e një komploti për të vrarë Presidentin e Shteteve të Bashkuara.

Ai i mori jetën nënës së tij. Tatiana Casap (35 vjeç) dhe njerkut 51-vjeçar, Donald Mayer, të cilët u gjetën të pajetë në shtëpinë e tyre më 28 shkurt.

Një urdhër kërkimi i deklasifikuar së fundmi pretendon se telefoni i të dyshuarit përmbante materiale në lidhje me një grup neo-nazist të quajtur "Urdhri i Nëntë Engjëjve" të frymëzuar nga Adolf Hitleri. Sipas dokumentit të gjykatës, hetuesit zbuluan gjithashtu shkrime antisemitiste në të cilat i pandehuri dyshohet se detajonte planet e tij për të vrarë presidentin amerikan si pjesë e një qëllimi më të gjerë për të përmbysur qeverinë.

Akuza e vrasjes me dashje

Prindërit e djalit u gjetën të vdekur gjatë një vizite nga autoritetet lokale në shtëpinë e tyre në Waukesha, afër Milwaukee, pasi 17-vjeçari kishte munguar në shkollë për dy javë. Mayer dhe Casap vdiqën nga plagët me armë zjarri. 17-vjeçari akuzohet për vrasje të shkallës së parë dhe shtatë akuza të tjera, duke përfshirë fshehjen e një kufome dhe vjedhje identiteti.

Plani i sulmit dhe arratisjes

Vrasja e dyfishtë, sipas hetuesve, "duket se është shkaktuar nga një përpjekje për të përfituar mjetet financiare dhe autonominë e nevojshme për të realizuar planin e tij".

Autoritetet thanë se adoleshenti kishte blerë një dron dhe material shpërthyes për t'i përdorur në një sulm dhe po planifikonte të ikte në Ukrainë.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos