Vizitorët në qytetin perëndimor të Gjermanisë, Bon, shijuan këtë fundjavë çeljen njëherësh të luleve të qershisë.
300 pemë çelën njëherësh duke e transformuar qendrën e qytetit të vjetër të Bonit, në një det lulesh rozë, shkruan A2.
Pema e parë e qershisë në Bon lindi në vitin 1986 dhe nga ajo kohë, sidomos në këtë periudhë, qyteti bëhet magnet për turistët vendas e të huaj.
Kjo skenë mbetet kaq idilike, për gati 2 javë. (A2 Televizion)