4 orë tmerri, 4 kolegë bllokohen në ashensor

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2024, 18:02 | Bota

4 orë tmerri, 4 kolegë bllokohen në ashensor

Katër kolegë të një kompanie në Mynih të Gjermanisë kanë përjetuan 4 orë makthi pasi kanë mbetur të bllokuar në një ashensor.

Ngjarja ndodhi në një ndërtesë në rrugën Anzinger. Për shkak të një defekti ende të paqartë u aktivizuan mekanizmat e bllokimit, të cilat vihen në funksion në rast të rënies së ashensorit.

Katër punonjësit shtypën butonin e alarmit dhe menjëherë u dërguan dy mekanikë nga kompania e shërbimit. Zakonisht, shpëtimi i personave të bllokuar zgjat disa minuta, por në këtë rast nuk ishte aq i thjeshtë. Pas dy orësh, mekanikët kërkuan ndihmën e zjarrfikësve, të cilët mbërritën për të ndihmuar.

Ata ngritën një shkallë dhe një nga mekanikët u sigurua me një litar për të arritur te ashensori duke bërë më pas zhbllokimin e tij.

Pas katër orësh, ata u shpëtuan dhe arritën të dalin nga ashensori. Asnjë prej tyre nuk u lëndua. Pas kësaj përvoje, ata mundën të marrin frymë lirisht gjatë pushimit të drekës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos