Presidenti Bajram Begaj ka nisur procedurat për përcaktimin e datës së zgjedhjeve vendore.
Burimet për A2 CNN kanë bërë të ditur se përmes një shkrese ai ka ftuar në zyrë të gjitha partitë parlamentare për të zhvilluar një diskutim mbi datën që palët do të preferojnë për të zhvilluar garën e bashkive.
Pas konsultimeve, por Brenda datës 7 Nëntor, Begaj do të dekretojë një nga të dielat mes 18 Prillit dhe 9 Majit kur shqiptarët do t’i drejtohen kutive për të zgjedhur 46 kryebashkiakët dhe këshillat.
Të pyetur nga A2 CNN zyrtarët e PD shprehen se nuk do të jenë në takimin e 30 Tetorit, por aleatët duket se do të jenë në konsultime.
Ndryshe nga katër vite më parë zgjedhjet zhvillohen pak muaj pas reformës territoriale ku me votat e mazhorancës u shkrinë 15 bashki duke mbetur 46 të tilla. Ndryshimet kaluan testin e seancës parlamentare por nuk kanë marrë ende firmën e kreut të shtetit për të hyrë në fuqi. Ndërsa nga partia demokratike është paralajmëruar ankimimin në gjykatën kushtetuese.
Gjithashtu thërritja e partive në dialog vjen në ditën e 15 të protestave për të cilat opozita thotë se mbështet të rinjtë duke kërkuar edhe zgjedhje të parakohshme. (A2 Televizion)