450 viktima në Iran që nga nisja e ofensivës izraelite

Nga A2 CNN
17 Qershor 2025, 18:12 | Bota

450 viktima në Iran që nga nisja e ofensivës izraelite

Organizata jofitimprurëse Aktivistët e të Drejtave të Njeriut në Iran bën me dije se më shumë se 450 persona kanë humbur jetën që nga nisja e bombardimeve izraelite ditën e premte.

Sipas HRANA-s, 224 nga viktimat janë civilë, ndërsa 109 ushtarakë, teksa të plagosurit janë mbi 400.

Kjo e çon numrin total të të vrarëve sipas HRANA-s në 452 dhe të plagosurve 646.

Mediat shtetërore iraniane kanë heshtur deri më tani për numrin e vdekjeve, duke publikuar pak shifra të sakta nga qeveria.

Kufizimet në vend e bëjnë të vështirë për gazetarët të operojnë rregullisht atje, që do të thotë se është e vështirë të verifikohet numri i vërtetë i viktimave të konfliktit deri më tani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos