“Thellësisht i shqetësuar”- Presidenti kinez komenton për herë të parë konfliktin Izrael-Iran

Nga A2 CNN
17 Qershor 2025, 17:40 | Bota

“Thellësisht i shqetësuar”- Presidenti kinez komenton

Kina është “thellësisht e shqetësuar” për sulmet izraelite ndaj Iranit, tha udhëheqësi i saj Xi Jinping.

Sipas mediave të huaja, këto janë komentet e tij të para publike në lidhje me konfliktin që shpërtheu të premten.

Ai po fliste në margjinat e një samiti me pesë vende të tjera të Azisë Qendrore në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, shkruan A2 CNN.

Xi tha se Kina kundërshton çdo veprim që cënon sovranitetin, sigurinë dhe integritetin territorial të vendeve të tjera.

“Të gjitha palët duhet të punojnë për të shtensionuar konfliktin sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të situatës”, tha Xi, në komentet e cituara nga transmetuesi shtetëror kinez CCTV. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos