IDF: Irani lëshoi sërish raketa drejt Izraelit

Nga A2 CNN
17 Qershor 2025, 17:10 | Bota

IDF: Irani lëshoi sërish raketa drejt Izraelit

Irani ka lëshuar sërish raketa ditën e sotme drejt Izraelit, sipas Forcave të Mbrojtjes Izraelite.

Sipas mediave të huaja, sirenat e sulmeve ajrore janë ndezur në Tel Aviv dhe në disa zona në të gjithë vendin.

IDF shtoi më tej se Forcat Ajrore Izraelite po punojnë për të kapur kërcënimin. Katër persona u plagosën gjatë rrugës për në strehimore, tha Magen David Adom, nga shërbimi izraelit i emergjencës.

Më pas, Forcat Mbrojtëse Izraelite kanë thënë se shumica e raketave të lëshuara nga Irani u kapën.

IDF vazhdoi t’u jepte udhëzime qytetarëve izraelitë dhe anëtarëve të publikut që “të ndiqnin udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm”.

Komandanti i Frontit të Brendshëm tha më vonë se qytetarët mund të largohej nga hapësirat e tyre të mbrojtura. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos