5 avionë cisternë të SHBA-ve janë shkatërruar? Reagon Presidenti Trump  

Nga A2 CNN
14 Mars 2026, 18:20 | Bota

5 avionë cisternë të SHBA-ve janë shkatërruar? Reagon

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, mohon raportimet se pesë avionë cisternë amerikanë u dëmtuan rëndë në Bazën Ajrore Prince Sultan në Arabinë Saudite, raporton A2CNN. 

Shumë faqe mediatike raportuan gjatë natës se aeroplanët u dëmtuan në një sulm me raketa iraniane, por në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump thotë se ndërsa baza u godit disa ditë më parë, aeroplanët nuk u “goditën ose u shkatërruan”.

"Katër nga pesë nuk kishin pothuajse asnjë dëmtim dhe janë rikthyer tashmë në shërbim. Njëri kishte pak më shumë dëmtime, por do të jetë në ajër së shpejti", shton ai.

Po sot, shefi i Shtëpisë së Bardhë u bëri thirrje vendeve kryesore europiane që t’i bashkohen SHBA-ve në dërgimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit, që vazhdon të jetë e bllokuar nga Irani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos