
Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, deklaroi për mediat serbe se mandati i KFOR-it në Kosovë nuk ka afat përfundimi.
“Mandati i KFOR-it bazohet në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe nuk ka një datë përfundimi. Çdo vendim për të ardhmen e KFOR-it merret nga Këshilli i Atlantikut të Veriut, organi vendimmarrës i NATO-s. Prandaj, nuk do të spekuloj për këtë çështje”, tha Ulutuash.
Po ashtu ai u shpreh se NATO është shqetësuar për ngjarjet e ndodhura në 2023-shin në Banjskë dhe Zveçan, ndërsa shtoi se autoritetet serbe “të luajnë rolin e tyre” në këtë çështje. (A2 Televizion)