5 të vdekur nga bombardimet në Ukrainë, Rusia godet infrastrukturën kritike, Polonia ngre avionët

Nga A2 CNN
5 Tetor 2025, 15:07 | Bota

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra mijëra kanë mbetur pa energji elektrike në Ukrainë, pas një vale sulmesh me raketa dhe dronë nga Rusia.

Katër anëtarë të një familjeje, përfshirë një vajzë 15-vjeçare, u vranë në fshat afër qytetit të Lvivit. Një tjetër person humbi jetën në Zaporizhia, ku mbi 73 mijë banorë mbetën pa energji pas goditjes së një termocentrali.

Polonia dhe NATO ngritën avionë luftarakë për të mbrojtur hapësirën ajrore, ndërsa Presidenti Zelensky bëri thirrje për më shumë ndihmë dhe mbrojtje ajrore.

Sulmet u përqendruan në infrastrukturën energjetike ndërsa dimri afrohet, dhe të gjithë rajonet kryesore të Ukrainës ishin në alarm. Ndërkohë, edhe vendet fqinje si Lituania pezulluan përkohësisht fluturimet pas vëzhgimit të objekteve të panjohura në qiell. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos