“Hamasi do të çarmatoset”, Netanjahu: Shpresojmë që pengjet të lirohen brenda disa ditësh

Nga A2 CNN
5 Tetor 2025, 09:32 | Bota

“Hamasi do të çarmatoset”, Netanjahu: Shpresojmë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se shpreson të njoftojë lirimin e pengjeve që mbahen në Gaza në ditët në vijim.

Në një deklaratë televizive, lideri izraelit shtoi se Hamasi do të çarmatoset dhe Gaza do të çmilitarizohet  qoftë në mënyrën e lehtë apo atë të vështirë.

Komentet e Netanjahut vijnë pasi Hamasi publikoi një deklaratë të premten në të cilën ra dakord të lironte pengjet sipas një plani paqeje të SHBA-së, por nuk përmendi çarmatimin dhe kërkoi negociata për disa pika të tjera.

Hamasi tha të shtunën se Izraeli po vazhdonte të kryente "masakra", pasi sulmet goditën Gazën në mëngjes, dhe kërkoi presion global mbi Izraelin.

Bisedimet indirekte për armëpushim midis palëve do të fillojnë në Egjipt të hënën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos