Të paktën 8 persona mbetën të plagosur në Kolorado të shteteve të bashkuara, pasi një burrë i cili thirri “Palestina e Lirë” hodhi bomba molotov në drejtim të turmës në një manifestim në mbështetje të pengjeve izraelite.
Policia bëri të ditur se të plagosurit e sulmit të ndodhur në Pearl Street Mall ishin nga 52 në 88 vjeç, mes tyre edhe një i mbijetuar i holokaustit. FBI-ja e quajti këtë një sulm terrorist dhe tha se I dyshuari kishte përdorur flakëhedhës te improvizuar, kokteile molotovi dhe pajisje të tjera ndezëse.
Pamje nga vendi i ngjarjes treguan të dyshuarin, i cili e kishte hequr bluzën dhe I ulërinte të pranishmëve, duke mbajtur në duar lëndët plasëse.
“I dyshuari u dëgjua të thërriste, Palestina e Lirë gjatë sulmit. Ai është identifikuar si Mohamed Sabry Soliman, dhe është 45 vjeç. FBI-ja po shqyrton vendin e ngjarjes dhe po merr në pyetje dëshmitarët kyç. Është e qartë se mbi bazë të të dhënave paraprake kemi të bëjmë me një akt dhunë që shënjestron një grup të caktuar dhe FBI po e heton atë si sulm terrorist”, tha Mark Michalek.
Siç mësohet agresori i dyshuar është shtetas egjiptian, i cili kishte mbërritur në Kaliforni në vitin 2022, përmes një vize që skadoi një vit më vonë. Shtëpia e Bardhë nxitoi të sqaronte se Soliman kishte marrë leje pune, pas skadimit të vizës gjatë administratës së kaluar Biden.
Sulmi, është i fundit akt dhunë gjatë dy javëve të fundit në SHBA që duket se ka lidhje me konfliktin në gaza. Një episodi ngjashëm u shënua më 22 maj, kur një burrë që po ashtu thërriti Palestina e lirë, qëlloi për vdekje me thikë, dy punonjës së ambasadës izraelite në Uashingtion. (A2 Televizion)