A po rrezikon Ukraina të humbasë luftën? Kongresi amerikan nuk zhbllokon ndihmat

Nga Rosalba Bejdo
6 Dhjetor 2023, 12:15 | Bota

Fati i luftës ne Ukrainë zhytet në ujëra edhe më të trazuara, teksa Kongresi Amerikan nuk po e tejkalon dot ngërçin për të zhbllokuar ndihmat jetësore për shtetin në luftë.

Shqetësimet u nxitën edhe më shumë pasi presidenti Volodimir Zelenski anuloi një video-konferencë të profilit të latë për kongresin amerikane, gjatë së cilës do të përpiqej të bindte ligjvënësit t’i japin dritën jeshile paketës së re prej 106 miliardë dollarësh të propozuar nga Biden.

Fjalimet e tij virtuale në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve ishin planifikuar për të martën, por u anuluan në momentin e fundi.

Lideri i shumicës në senat, Chuck Shumer nuk e shpjegoi përse Zelenski zgjodhi të mos fliste për Kongresin, por tha se Kievi kishte nevojë të dëshpëruar për ndihmën.

 Republikanët, e kushtëzojnë mbështetjen e paktës më ashpërsimin e kontrolleve kufitare.

Disa  pretendojnë gjithashtu se presidenti nuk ka adresuar shqetësimet legjitime të kongresit lidhur me mungesën e një strategjie të qartë në Ukrainë për t’i dhënë garanci taksapaguesve amerikanë.

Vendimi i Zelenskit për të anuluar video-konferencën erdhi pasi shefi i tij i kabinetit Andriy Yermak paralajmëroi se Kievi rrezikonte të humbiste luftën kundër Rusisë nëse nuk do të aprovoheshin ndihmat e reja.

Më herët, një konstatim i tillë kishte ardhur nga Shtëpia e Bardhë që paralajmëroi për gjunjëzim të Ukrainës para Rusisë, nëse deri në fund të vitit nuk veprohej për mbështetjen ushtarake.

Ngërçi i financimit vjen teksa luftimet në frontin e luftës janë në një pikë të vdekur.  Kundërsulmi ukrainas në jug duket të jetë ngadalësuar ndërsa forcat e Kievit po përballen më vështirësi për të ruajtur gjurmë në lindje të lumit Dnipro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos