Situatë apokaliptike në Gaza, Izraeli bombardon ashpër jugun, Netanyahu: Vetëm kështu fitojmë

Nga Rosalba Bejdo
6 Dhjetor 2023, 12:04 | Bota

Të paktën 600 mijë njerëz janë urdhëruar të evakuohen nga jugu i Gazës mes luftimeve të ashpra që po zhvillohen atje, gjysma e të cilëve të shpërngulur edhe më herët nga pjesa veriore e territorit.

Qyteti kryesor në jug të enklavës, Khan Junis, u bë shënjestër e bombardimeve më intensive që prej fillimit të luftës, teksa ushtria njoftoi se kishte arritur në zemër të tij.

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë paralajmëron se qytetarët nuk kanë më se ku të shkojnë, teksa vendstrehimet i kanë tejkaluar kapacitetet.

Organizata e Kombeve të Bashkuara përshkruan një situatë apokaliptike, me më shumë se 80 për qind e qytetarëve që kanë braktisur shtëpitë dhe luftimet po pengojnë që ndihmat të shpërndahen jashtë një cepi të vogël territori.  

OBSH-ja thotë se situtata po përkeqësohet nga ora në orë, ndërsa viktimat i kanë tejkaluar 16.200, 7 mijë prej të cilëve fëmijë.

"Situata po përkeqësohet nga ora në orë. Ka bombardime intensive kudo, përfshirë në zonat jugore të Khan Junis dhe në Rafah",  tregon Richard Peeperkorn përfaqësues i OBSH në Gaza.

Me zyrtarët amerikane që po bëhen gjithmonë e me të zëshëm lidhur me kostot njerëzore tëluftës, kryeministri Benjamin Netanjahu tha se e vetmja mënyrë për ta fituar luftën ishte duke përdorur forcë dërrmuese kundër Hamasit.

Izraeli beson se liderët e Hamasit mund të jenë fshehur në qytetin jugor të Khan Junis. Sakaq, kabineti Netanjahu u përball me zemërimin e familjarëve të 138 pengjeve të mbetura, të cilët gjatë një takimi akuzuan qeverinë se nuk një plan për lirimine tyre.

Mediat ndërkombëtare kanë zbuluar prova të dhunimeve seksuale dhe gjymtimeve të grave nga militantët e Hamas në sulmit e 7 tetorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos