
SHBA-të nisën një valë të re sulmesh të fuqishme kundër Iranit, ndërkohë që në Ankara mbahet samiti i NATO-s, që ka nisur prej ditës së martë. Këtë mëngjes, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u pyet në lidhje me sulmet e kryera nga Uashingtoni gjatë orëve natës.
Ai thotë se ato ishin "absolutisht të nevojshme", ndërsa akuzoi Iranin për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit. "Mendoj se është absolutisht thelbësore që SHBA-të të reagojnë me forcë", shton ai.
Gjatë këtij samiti udhëheqësit evropianë synojnë të bindin Donald Trumpin që të riangazhohet në aleancën ushtarake, pasi presidenti amerikan ringjalli mosmarrëveshjet e tij me ta mbi luftën e Iranit dhe Groenlandën.
Rutte tha se nuk mund të ketë dyshime mbi "angazhimin e plotë të Shteteve të Bashkuara ndaj NATO-s", e cila, sipas tij, gjithashtu punon për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara. (A2 Televizion)