Një vit arrest shtëpie nën mbikëqyrje elektronike, ndërsa pjesa tjetër e dënimit me burg mbetet e pezulluar.
Ky është dënimi që Marine Le Pen ka marrë pasi është shpallur sërish fajtore nga Gjykata e Apelit. Akuza për keqpërdorim të fondeve të Parlamentit Europian për të financuar veprimtari të partisë së saj në Francë, në kundërshtim me rregullat e Bashkimit Europian nuk ka rënë poshtë.
Vendimi shihet si një zhvillim me ndikim të madh politik, pasi Marine Le Pen konsiderohet një nga figurat më të rëndësishme të opozitës franceze dhe një prej emrave kryesorë në garën për presidencën pas largimit të Emmanuel Macron nga detyra.
E megjithëkëtë, gjykata nuk i ka mohuar të drejtën për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027. E megjithëse vendimi nuk e përjashton automatikisht nga gara presidenciale, mbetet e paqartë nëse Le Pen do të zgjedhë të kandidojë, duke qenë se më herët kishte deklaruar se nuk do të zhvillonte një fushatë elektorale nëse do të mbante byzylyk elektronik, pra një arrest shtëpie.
Në rast se ajo tërhiqet nga gara, Presidenti i partisë së saj, Jordan Bardella, konsiderohet kandidati më i mundshëm i së djathtës franceze për zgjedhjet presidenciale të vitit 2027. (A2 Televizion)