Acari dhe stuhia mbërthejnë SHBA-në, bora mbulon rrugët

Nga A2 CNN
19 Janar 2024, 08:46 | Bota

Acari dhe stuhia mbërthejnë SHBA-në, bora mbulon rrugët

Një stuhi e fortë bore mbushi rrugët e Nebraskës, të enjten e 18 janarit, pasi një pjesë e madhe e Shteteve të Bashkuara u mbërthye nga temperaturat nën zero, të shkaktuara nga një valë në Arktik.

Rrugët në Norfolk dhe Grand Island u panë plotësisht të mbuluara, ndërsa bora vazhdonte të binte dhe erërat e forta po frynin.

Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) në Omaha, kryeqyteti i shtetit, këshilloi shoferët në Nebraskën lindore që të shmangin rrugët deri vonë në mbrëmje, pasi dukshmëria dhe kushtet e rrugës nuk pritej të përmirësoheshin.

Temperaturat pritej të bien nën minus 18 celsius gjatë natës, me erëra të forta.

Moti i ashpër pritej të vazhdojë, deri në mëngjesin e së shtunës, më 20 janar, por temperaturat pritet të zbuten javën e ardhshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos