Aksident fatal, autobusi përplaset me kamionin dhe shpërthen në flakë, 13 të vdekur

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2023, 14:14 | Bota

Aksident fatal, autobusi përplaset me kamionin dhe shpërthen në

Një aksident tragjik ka ndodhur në Indi, ku si pasojë e përplasjes së një autobusi me një kamion kanë humbur jetën 13 persona.

Sipas mediave të huaja, 12 pasagjerët në autobus humbën jetën nga zjarri që shpërtheu pas aksidentit ndërsa drejtuesi i kamionit humbi jetën nga përplasja. 16 persona të tjerë pësuan djegie ose fraktura dhe u dërguan në spital për të marrë trajtimin e duhur.

Aksidentet rrugore janë të zakonshme në Indi me shkaqet kryesore që janë shoferët e pakujdesshëm, kushtet e këqija të rrugës dhe automjetet e vjetëruara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos