Më shumë se 40 persona humbën jetën, pasi një autobot i mbushur me lëndë djegëse u rrëzua dhe shpërtheu në Liberinë qendrore.
Automjeti cisternë u përmbys përgjatë një rruge në qytetin Totota, rreth 130 km larg nga kryeqyteti, Monrovia.
Ai shpërtheu në flakë, menjëherë pasi njerëzit nxituan për të marrë karburant nga cisterna, thanë dëshmitarët okularë.
Dhjetëra njerëz të tjerë janë dërguar në spital, teksa shumë prej tyre janë në gjendje të rëndë për shkak të djegieve. (A2 Televizion)