Aksident i rëndë në Florida, treni përplaset me zjarrfikësen

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2024, 13:04 | Bota

Aksident i rëndë në Florida, treni përplaset me

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Florida ku një tren është përplasur me një zjarrfikëse dhe për pasojë 15 persona janë plagosur, përfshirë tre zjarrfikës dhe 12 pasagjerë të trenit.

Tre zjarrfikësit u transportuan në një spital lokal, ku ata janë në gjendje të qëndrueshme. Përveç zjarrfikësve, 12 pasagjerë të trenit u dërguan gjithashtu në spital me lëndime të lehta, me ndihmën e shërbimit të zjarrfikësve të Palm Beach County.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur të hetojnë nëse trau ka funksionuar në momentin kur zjarrfikësja ka kaluar mbi shina. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos