Aksident i rëndë në meshën e Pashkës, autobusi përplas besimtarët

Nga A2 CNN
1 Prill 2024, 08:06 | Bota

Aksident i rëndë në meshën e Pashkës, autobusi

Një aksident i rëndë është regjistruar në qytetin Jaboatao në Brazil, pikërisht në momentet kur ishte duke u festuar mesha e Pashkës, ku mijëra njerëz kishin dalë në rrugë.

Sipas të dhënave nga autoritetet, një autobus doli nga rruga dhe përplasi kalimtarët që ishin vendosur në bulevard në pritje të ritualit fetar.

Bilanci i aksidentit ishte tepër i rëndë. Të paktën 4 persona humbën jetën menjëherë nga përplasja, teksa 20 të tjerë mbetën të lënduar, shumë prej tyre në gjendje të rëndë.

Pamjet e kësaj ngjarje u përhapën me shpejtësi në internet, teksa policia vijon punën për kapjen e drejtuesit të automjetit i cili u largua nga vendngjarja pas aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos