
Të paktën 18 persona u plagosën në Aeroportin Ndërkombëtar “Dulles” pranë Uashingtonit, pasi një mjet transportues pasagjerësh u përplas me ndërtesën e terminalit “Concourse D”. Autoriteti i Aeroporteve të Uashingtonit konfirmoi se incidenti ndodhi rreth orës 16:30 të pasdites së hënës, kur një lloj autobusi që përdoret për transportin e udhëtarëve ndërkombëtarë u përplas me ndërtesën.

Pas përplasjes, pasagjerët u evakuuan dhe u trajtuan nga personeli mjekësor i aeroportit. Të gjithë të plagosurit u dërguan në spital me dëmtime që nuk rrezikojnë jetën. Ende nuk është bërë e qartë shkaku i aksidentit apo nëse godina pësoi dëme strukturore, por autoritetet theksuan se aeroporti vazhdon të jetë plotësisht funksional, shkruan A2 CNN.
Këto mjete datojnë që nga vitet 1960 dhe secili kushton rreth 8 milionë dollarë për t’u rinovuar. (A2 Televizion)
