Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudy Giuliani ka mbetur i plagosur në një aksident me makinë në shtetin amerikan të Nju Hempshajrit.
Giuliani ishte pasagjer në një Ford Bronco kur u godit nga prapa nga një tjetër makinë në qytetin e Mançesterit të shtunën në mbrëmje. Ai u diagnostikua me një frakturë të vertebrës torakale si dhe lëndime në krahun e majtë dhe këmbë.
Hetuesit thanë se e kanë identifikuar shoferin që përplasi makinën e Giulianit, megjithëse nuk janë ngritur akuza dhe aksidenti është nën hetim.
I zgjedhur për herë të parë si kryetar bashkie i qytetit të Nju Jorkut në vitin 1993, Giuliani ishte në krye të vendit në kohën e sulmit të 11 shtatorit në Qendrën Botërore të Tregtisë në vitin 2001.
Në vitin 2008, ai bëri një kandidim të pasuksesshëm për president të SHBA-së dhe më vonë u bë një nga këshilltarët e Trump gjatë fushatës së këtij të fundit në vitin 2016. Ai iu bashkua ekipit personal ligjor të Trump në vitin 2018 dhe mbeti pjesë e tij deri në zgjedhjet e vitit 2020.
Pas fitores së Joe Biden ndaj Trump në zgjedhjet e vitit 2020, Giuliani përhapi pretendime të pabaza se zgjedhjet ishin vjedhur. (A2 Televizion)