Tajfuni Champi afrohet me shpejtësi drejt Tajvanit, anulohen qindra fluturime në të gjithë Azinë Lindore

Nga A2 CNN
23 Tetor 2026, 07:12 | Bota

Tajfuni Champi afrohet me shpejtësi drejt Tajvanit, anulohen qindra

Tajvani po përgatitet për tajfunin e fuqishëm Champi, i cili pritet të godasë tokën të premten me erëra deri në 173 km/orë dhe një rreze prej 320 km që do të përfshijë të gjithë ishullin. Qindra fluturime në Tajvan dhe Japoninë fqinje janë anuluar, duke prekur mijëra pasagjerë.

Autoritetet tajvaneze u kanë bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë larg bregdetit dhe maleve, dhe po evakuojnë banorët në bregdetin verilindor që jetojnë pranë një dige me rrëshqitje dheu, e cila rrezikon të shpërthejë nga stuhia, shkruan A2 CNN.

Të paktën një person ka vdekur në Tajvan pasi u rrëmbye nga valët. Sipas autoriteteve stuhia ka plagosur gjithashtu 94 persona. Shumë prej këtyre lëndimeve kanë ardhur nga aksidente trafiku dhe rrëzime.

Autoritetet në Tajvan kanë anuluar të 262 fluturimet vendase dhe më shumë se 660 fluturime ndërkombëtare të planifikuara për të premten, raportojnë mediat lokale.

Shërbimet hekurudhore dhe të trageteve janë pezulluar gjithashtu, ndërsa disa autostrada janë mbyllur përpara stuhisë së fuqishme, raporton A2 CNN.

Puna dhe mësimi janë pezulluar në pothuajse të gjitha 22 qarqet dhe qytetet e Tajvanit të premten, ndërsa tajfuni Champi i afrohet ishullit.

Në Japoni, 3,630 familje po përjetojnë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të ndikimit të tajfunit, sipas Okinaëa Electric Poëer. Më shumë se 160 fluturime janë anuluar në katër linja ajrore japoneze.

Champi është i fundit në një varg tajfunësh intensivë, ndërsa një Super El Niño ngroh Oqeanin Paqësor dhe nxit stuhitë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos