Akuzohej nga Maduro për komplot, opozitari në Venezuelë merret peng pas lirimit nga burgu

Nga Xhevahir Qardaku
9 Shkurt 2026, 16:26 | Bota

Autoritetet venezuelase njoftuan se po kërkonin miratimin e gjykatës për të vënë në arrest shtëpiak politikanin e shquar të opozitës Juan Pablo Guanipa, menjëherë pasi ai u rrëmbye nga burra të armatosur në Karakas.

Incidenti ndodhi disa orë pasi Guanipa, një aleat i ngushtë i fitueses së Çmimit Nobel për Paqen, Maria Corina Machado, u lirua nga burgu pasi u mbajt për më shumë se tetë muaj nën akuzat për udhëheqje të një komploti terrorist. Ministria Publike e Venezuelës tha në një deklaratë se Guanipa shkeli kushtet e lirimit të tij, por nuk dha detaje.

Gjithashtu nuk sqaroi nëse ai ishte arrestuar përsëri. Vetëm pak orë para rrëmbimit, Juan Pablo Guanipa kishte postuar video në mediat sociale në të cilat fliste me gazetarët dhe një turmë mbështetësish që brohorisnin. Ai kërkoi lirimin e të burgosurve të tjerë politikë dhe e quajti administratën aktuale të paligjshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos